Bayern Munich triumfon me lehtësi ndaj Augsburgut

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich ka fituar ndaj Augsburgut në kuadër të javës së 25-të në Bundesliga.

Bavarezët fituan 2-0 në Allianz Arena dhe për më shumë golat erdhën në pjesën e dytë të takimit.

Në 45 minuta e parë, të dy skuadrat zhvilluan një lojë të kujdesshme, derisa rastet serioze munguan.

Mirëpo në të dytë, Bayerni u hodh më shumë në sulm dhe në minutën e 53-të e zhbllokuan takimin e golin e Thomas Muller.

Jerome Boateng asistoi për sulmuesin gjerman në minutën e 53-të, gjersa goli i dytë erdhi nga Leon Goretzka (90+1′) me një shërbim të shkëlqyer nga Serge Gnabry.

Pas javës së 25-të, Bayern Munich vazhdon të jetë lider me 55 pikë, ndërsa në xhiron e 26-të do të takohen me Uninon Berlinin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme