Bayern Munich vendos përfundimisht për Perisiçin

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Ivan Perisic do të kthehet në Inter gjatë kësaj vere, pasi Bayern Munich ka vendosur të mos e blejë anësorin kroat pas përfundimit të marrëveshjes së huazimit.

Perisic e kaloi këtë sezon në Bayern si lojtar i huazuar nga Interi, duke dhënë kontribut në 15 gola në 30 paraqitjet e tij dhe duke e fituar titullin në Bundesligë

Gjiganti gjerman e ka një mundësi për ta blerë kroatin për 20 milionë euro, por nuk do ta shfrytëzojë atë, sipas mediave gjermane.

Mediat italiane raportuan ditëve të fundit se Bayerni dëshironte bisedime me Interin për uljen e çmimit të 30-vjeçarit, por prapëseprapë do t’i duhej t’i paguante pagë në vlerë 10 milionë euro atij.

Në sytë e bavarezëve ky është një investim i lartë për dike i cili nuk është më shumë se thjesht lojtar ekipi. 

Të ngjashme