Bayern shënon tjetër fitore në Bundesligë, rritet presioni mbi Dortmundin

Prishtinë | 23 Shk 2019 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich po vazhdon formën e mirë që ka treguar në Bundesliga në javët e fundit.

Gjiganti bavarez ka arritur që të shënojë fitore të rëndësishme kundër Hertha Berlin, në kuadër të xhiros së 23-të në kampionatin gjerman.

Bayern ka shënuar fitore minimale me rezultatin 1:0, por me një vlerë shumë të madhe, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm në këtë takim e ka realizuar mesfushori spanjoll, Javi Martinez, kur po luhej minuta e 62’ e takimit.

Bavarezët e diktuan tempon e takimit nga minuta e parë deri në fund, dhe arritën kështu që të dalin me tri pikë nga ky duel.

Tani ata kanë pikët e barabarta me Borussia Dortmund, të cilët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. /Lajmi.net

Të ngjashme