Bayern të mërkurën kundër Realit pa të dëmtuarin Hummels

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 12:01 | Nga

Në ndeshjen e parë të çerekfinales të mërkurën Bayern Mynih do të luajë kundër Real Madridit pa Mats Hummels.

Përfaqësuesi i kombëtares gjermane në futboll në stërvitjen e djeshme ka lënduar kyçin e këmbës dhe se sipas vlerësimeve të mjekëve të terrenit Hummels do të jetë i detyruar të mungojë të paktën shtatë ditë.

Edhe Reali në “Alianz Arena” do të vjen me mungesa. Kampioni aktual evropian në Mynih do të udhëtoj pa lojtarin Pepe, i cili ka thyer brinjët në ndeshjen e barazimit të kampionatit kundër Atletico Madridit (1:1) dhe nuk do të luajë muajin e ardhshëm.

Poashtu edhe Raphael Varane nuk do të jetë në dispozicion të “klubit mbretëror”.

Ndeshja Bayern – Real Madrid do të zhvillohet të mërkurën më 12 prill në stadiumin “Alianz Arena” në Mynih me fillim në ora 20:45.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme