Frenkie de Jong dhe Matthijs de Lig, tashmë janë shndërruar në objektiv të shumë skuadra të mëdha të Evropës.
Gara për këta dy talentë do të bëhet edhe më e ashpër me shfaqjen e interesimit nga Bayern Munich.
‘Sport Bild’ raporton se skuadra e drejtuar nga Niko Kovaç ka përgatitur një ofertë prej 150 milionë euro për dy talentët e rinj holandez, përcjell ‘lajmi.net’.
Bayern Munich në verën e ardhshme do të synojnë të freskojë skuadrën me emra të rinj, kur dihet se nga skuadra do të largohen dy legjenda, Franck Ribery dhe Arjen Robben.