Bayern Munichu ka bërë ofertën e katërt me radhë me çmim prej 35 milionë funteve për anësorin e Chelseat, Callum Hudson-Odoin.
Kampionit gjerman i janë refuzuar tri oferta nga klubi londinez. Oferta e fundit ishte afër 30 milionë funteve.
Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka thënë se nuk dëshiron largimin e anglezit, ndërsa gazeta “The Sun” raporton se oferta e fundit e Bayernit pritet të jetë e mjaftueshme për arritjen e një marrëveshje.
Hudson-Odoi shihet si pasardhës i Arjen Robbenit te Bayerni.