Bayerni e donte Dybalan

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Karl-Heinz Rummenigge zbulon se gjigantit bavarez e pëlqente yllin argjentinas para një kohe

Paulo Dybala ka mundur të përfundonte në Bayern Munich vite më parë.

Gjiganti bavarez ishte duke e monitoruar sulmuesin argjentinas në kohën kur ai ishte pjesë e Palermos.

Mirëpo, më pas, përfaqësuesi argjentinas përfundoi në Juventus, ku luan tash e sa vite, përcjell “Gazeta Express”.

“Kur Dybala ishte në Palermo, para lëvizjes drejt Juventusit, ne e vlerësonim atë shumë. Ai është një talent i lindur. Por, atë e kanë përshkuar rëniet dhe ngritjet”, deklaroi për “Tuttosport” presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

Dybala ndërkohë është bërë lojtar i rëndësishëm i “Zonjës së Vjetër”.

Ai pritet që në javët në vazhdim ta vazhdojë kontratën me “Bianconeri”. 

Të ngjashme