Bayerni e kontakton Pochettinon

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 09:27 | Nga

Mauricio Pochettino shihet si zëvendësuesi i mundshëm për Jupp Heynckesin.

Sipas asaj që raporton “Dietmar Hamann”, Bayern Munichu e ka kontaktuar trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino për ta zëvendësuar Jupp Heynckesin.

Heynckes e mori përkohësisht drejtimin e Bayernit në tetor, pas shkarkimit të Carlo Ancelottit, por nuk e ka përjashtuar mundësin që të qëndrojë edhe për një sezon.

Por, nëse Heynckes vendos kësaj radhe që përfundimisht t’i thotë lamtumirë karrierës si trajner, atëherë Pochettino është objektivi numër një i Bavarezëve.

Të ngjashme