Bayerni e “shkel” Kolnin

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich ka shënuar fitore të lehtë 5:1 përballë Kolnit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Bundesligë.

Choupo-Moting e hapi llogarinë e golave për vendasit në minutën e 18-të, për ta vazhduar Lewandowski n të 33-tën, e që ishte rezultati i pjesës së parë.

Në të dytën, Skhiri zbuti epërsinë e vendasve në minutën e 49-të, por bavarezët iu kundërpërgjigjën me tre gola tjerë më pas, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht Lewandowski shënoi në të 65-tën, kurse më pas Gnabry realizoi dy herë.

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 52 pikëve në vendin e parë. 

Të ngjashme