Bayerni fillon negociatat me agjentët e lojtarit, Camavinga pritet të bashkohet me kampionët e Gjermanisë

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Eduardo Camavinga do të largohet nga skuadra e tij aktuale Stade Rennes gjatë verës.

Mesfushori i talentuar francez është në listën e dëshirave të shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Real Madrid, Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Bayern Munich janë ekipet që duan shërbimet e tij.

Por duket se një hap para për transferimin e lojtarit e ka bërë gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Mediat në Gjermani kanë raportuar se bavarezët tanimë kanë nisur kontaktet me agjentët e mesfushorit të talentuar.

18-vjeçari ka kontratë vetëm edhe një vit me Rennes, derisa klubi francez është gati ta lejoj largimin e tij për 25 milionë euro.

Camavinga edicionin e fundit ka zhvilluar 39 ndeshje zyrtare, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Bavarezët po e shohin lojtarin e talentuar si zëvendësues të Corentin Tolissos i cili pritet të largohet gjatë verës.

Të ngjashme