Bayerni fiton me lehtësi dhe kalon në finale të Kupës së Botës për klube

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 21:11 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich ka marrë një fitore të lehtë 0-2 ndaj Al Ahly në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube.

Bavarezët e dominuan ndeshjen nga fillimi e deri në fund të saj, ndërsa shënuan nga një gol në secilën pjesë.

Për ta parë golin e parë në ndeshje, tifozët u desh të presin minutën e 17-të, kur Robert Lewandowski shënoi nga afërsia pas asistimit nga Serge Gnabry për 0-1.

Me epërsinë minimale të klubit gjerman përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Bayerni vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, por realizuan përsëri vetëm katër minuta para fundit të ndeshjes.

Ishte përsëri polaku Robert Lewandowski që realizoi për 0-2, kësaj radhe pas asistimit nga Leroy Sane.

Kësisoj Bayerni tanimë ndodhet në finale ku do të kërkojë të fitojë titullin e Kupës së Botës për klube.

Në finalen e madhe Bayerni do të luaj përball klubit meksikan U.A.N.L Tigres.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme