Bayerni gati ofertat për dy mesfushorët francezë

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich pritet të ndryshojë shumë për edicionin e ardhshëm.

Kampioni i Gjermanisë do të bëjë revolucion në skuadër ku reparti i mesfushës pritet të ndryshojë më së shumti.

Thiago Alcantara, Javi Martinez dhe Corentin Tolisso janë tre emrat e parë që do të largohen nga bavarezët.

Bayern tanimë kanë nënshkruar me talentin francez Tanguy Kouassi nga PSG, por edhe dy prurje të reja priten në repartin e mesfushës.

Mediat franceze dhe ato gjermane kanë raportuar se Bayern është duke përgatitur dy oferta për mesfushorët francezë Tanguy Ndombele i Tottenham Hotspur dhe Tiemoue Bakayoko i Chelseat, që edicionin e kaluar ishte i huazuar te Monaco.

Sa i përket Ndombeles, Bayern po e kërkon francezin si huazim nga Spurs, por me mundësi blerje në verën e vitit 2021.

Bayern është gati ta paguajë pagën e plotë të tij, ndërsa duan opsionin e blerjes prej 50 milionë euro.

Lojtari tjetër që kërkohet nga Bayern, Bakayoko nuk është në planet e Chelseat dhe bavarezët e kanë më të lehtë angazhimin e tij.

Për Bakayokon, Bayern ka përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurove, ofertë që pritet ta kënaq gjigantin anglez për ta lënë të lirë lojtarin. 

Të ngjashme