Bayerni i bashkohet garës për Sanchon

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti gjerman, Bayern Munichu është klubi i fundit që interesohet për transferimin e anglezit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Sancho ka qenë sensacioni ndoshta më i madh në sezonin e kaluar dhe gjysmën e parë të sezonit aktual.

Paraqitjet e tij brilante me shumë gola dhe asistime kanë bërë që Sancho të bëhet një ndër emrat më të lakuar nga klubet e mëdha evropiane.

Spanjollët e Real Madridit e Barcelonës dhe anglezët e Chelseat dhe Manchester Unitedit kanë qenë shumë të lidhur me anglezin.

Por, tani mund të bëhet një marrëveshje që do ta mbaj yllin anglez në Gjermani apo më saktë në Bundeliga, transmeton telegrafi.

Sipas mediumit britanik Metro, Bayerni ka hyrë në garë për sulmuesin anësor të Borussia Dortmundit dhe një transferim i tij në Allianz lehtë mund të ndodh. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme