Bayerni i beson kosovarit 18-vjeçar, Leon Dajakut

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Fillimi i pjesës së dytë të kampionatit në Bundesligë e ka gjetur Bayern Munchenin duke u përballur me disa mungesa të mëdha, sidomos në fazën e sulmit.

Kjo e ka detyruar trajnerin Hansi Flick të kërkojë zgjidhje. Ai po mendon që mungesat t’i mbulojë me futbollistë të rinj duke kërkuar zëvendësime brenda klubit bavarez, transmeton Gazeta Express.

Mediat gjermane kanë raportuar se Flick planifikon t’i marrë në skuadrën e parë katër lojtarë nga grupmoshat e reja të Bayernit.

Njëri ndër ta është me prejardhje nga Kosova, shkruan Express. Bëhet fjalë për Leon Dajakun. Sulmuesi 18-vjeçar në dhjetor të vitit të kaluar debutoi me Bayernin në ndeshjen zyrtare ndaj Wolfsburgut. Ai luajti vetëm një minutë.

Megjithatë, trajneri ia besoi 45 minuta të tjerë sulmuesit të ri kosovar në miqësoren me Nurnbergun.

Kështu, Dajaku shihet si alternativë adekuate për t’u ftuar sërish në ekipin e parë dhe për të qenë i gatshëm për ndeshjen e radhës që Bayerni do ta zhvillojë kundër Hertës nga Berlini.

Dajaku luan për të rinjtë e Kombëtares Gjermane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme