Bayerni i dha mësim futbolli skuadrës së re të Dortmundit

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Duke lëshuar rastin e artë për t’u forcuar me pesë pikë epërsi në krye të renditjes, Borussia Dortmundi u largua në mënyrë bindëse nga kreu nga kampioni Bayern Muencheni, ndërsa skuadra bavareze i dha Dortmundit një mësim futbolli, duke e mposhtur 5:0 të shtunën.

Në një ngjarje botërore, të transmetuar në mbi 200 shtete, pritjet ishin të mëdha se kjo përballje e 100-të në Bundesligë mes dy gjigantëve do të plotësonte pritjet, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Kjo ishte ndeshja më e madhe e Bundesligës që nga përballja mes dy skuadrave në stinorin 2011/12, kur Arjen Robben humbi një penallti në fund të ndeshjes dhe i dha Dortmundit mundësinë që të krijojë një epërsi të paarritshme në krye.

Mirëpo, me titullin në pyetje në përballjen e së shtunës në Mynih, kjo ndeshje e njohur si “Klasikja”, u bë ndeshje ku u shfaq dallimi mes skuadrave. Bayerni shkatërroi Dortmundin, që dukej i trullosur nga ndriçimi në Mynih. Ata miliona shikues në mbarë botën nuk e shikuan atë përballje të madhe që prisnin.

Borussia Dortmundi ishte mposhtur bindshëm në ndeshjet e kaluara në Mynih, 6:0, 4:1, 5:1.

Kështu që pasi Mahmoud Dahoud lëshoi një rast të hershëm të Dortmundit duke qëlluar shtyllën në minutën e shtatë, të jepej ajo ndjenjë se fitorja e Bayernit është e paevitueshme, ndonëse nuk ishte një Bayern i frikshëm si në të kaluarën.

Kështu doli. Së pari Mats Hummels dhe Robert Lewandowski, dy lojtarë që fituan titullin me Dortmundin e drejtuar nga Juergen Klopp, hapën plagën për ish-skuadrën, para se Javi Martinez e Serge Gnabry të jepnin dy goditje të tjera për të dërguar Bayernin në epërsi 4:0 në pjesë të parë. Lewandowski me atë gol arriti në shifrën e 200 golave në Bundesligë në 284 ndeshje.

Të ngjashme