Bayerni insiston në transferimin e sulmuesit Sane

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Bayerni nuk ka hequr dorë nga Leroy Sane i Manchester Cityt.

Klubi gjerman ishte afër transferimit të Sanes edhe gjatë verës, por shkak i lëndimit të rëndë të lojtarit, bisedimet ishin ndërprerë.

Tani, 23 vjeçari është afër rikthimit në fushë dhe interesimi i Bayernit është rritur serish, transmeton KTV. Në fillim, City kishte kërkuar më shumë se 100 milionë euro, por tani vlera është më e vogël, shkaku i lëndimit të Sanes.

Bëhet e ditur se edhe dëshira e lojtarit është që të transferohet në “Allianz Arena” dhe iu mbetet klubeve që të merren vesh për shumën e transferimit.

Kontrata me klubin anglez, Sanes i skadon në verën e vitit 2021 dhe ai ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta rinovojë atë.

Të ngjashme