Bayerni insiston për transferimin e talentit gjerman

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 11:51 | Nga

Leon Goretzka ishte i jashtëzakonshëm në Kupën e Konfederatave me Gjermaninë.

Kjo ka bërë që Bayerni të kërkojë me ngulm transferimin e mesfushorit gjerman në ‘Allianz Arena’.

Edhe pse kanë transferuar francezin, Correntin Tolisso, kampionët aktual të Gjermanisë duan ta përforcojnë edhe më shumë repartin defensivë të mesfushës.

Mediat gjermane kanë raportuar se Bavarezët tani kanë bërë gati rreth 30 milionë euro për Goretzkën.

22-vjeçari shihet si zëvendësues i spanjollit Xabi Alonso i cili u pensionua në fund të stinorit.

Bavarezet priten ta zyrtarizojnë kalimin e gjermanit në Munich brenda muajit korrik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme