Bayerni interesohet për Ter Stegenin

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Bayern Muencheni është duke u interesuar për transferimin e portierit gjerman të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, shkruan gazeta “Sport”, transmeton Koha.net.

Ter Stegen ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2022, por klubi katalunas po shpreson të vazhdojë kontratën edhe për dy vjet. Mirëpo, Bayern Muencheni është futur në garë për portierin gjerman. Bayerni po mendon për një pasardhës të Manuel Neuerit. Marrëdhënia e Neuerit me krerët e klubit gjerman nuk është aq e mirë.

Ter Stegen vlerësohet një prej portierëve më të mirë në botë. Portieri 27-vjeçar te Barcelona gjendet që nga vera e vitit 2014, kur u transferua nga Borussia Moenchengladbachu për 12 milionë euro.

Të ngjashme