Bayerni kërkon koreanin Son

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 11:36 | Nga

Skuadra e Bayern Muenchenit ka shprehur interesim për sulmuesin e Tottenhamit, Hueng-min Son. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga tabloidi “The Sun”.

Son, 26-vjeçar, te Bayerni shihet si përforcim i duhur për repartin ofensiv. Mësohet se bavarezët do të tentojnë transferimin e tij gjatë miniafatit kalimtar të janarit, duke ofruar dëmshpërblim deri në 50 milionë euro, transmeton “Koha Ditore”.

Son prej vitit 2015 është pjesë e Tottenhamit kur u transferua nga Bayer Leverkuseni për 30 milionë euro. Ai në Bundesligë karrierë ka bërë edhe te skuadra e Hamburgut. Këtë edicion Son ka vetëm dy paraqitje në Premier League. Ka kontratë me skuadrën nga Londra deri në verën e vitit 2023.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme