Bayerni mposhtë Juventusin dhe Liverpoolin, pranon të paguajë klauzolën për Gelson Martinsin

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 10:34 | Nga

Bayern Munich ka bërë një hap gjigant për të nënshkruar me sulmuesin e talentuar portugez Gelson Martins.

Sulmuesi i dalë nga akademia e Sporting Lisbonës ka shkëlqyer këtë edicion me klubin portugez.

Por duket se gjiganti gjerman ka mposhtur atë anglez dhe italian në garë për Martinsin.

Mediat gjermane kanë raportuar se Bayerni ka pranuar të paguajë klauzolën e lojtarit prej 60 milionë euro.

Kësisoj Martins do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë i transferuar nga një klub gjerman.

Reprezentuesi portugez ka kontratë aktuale me Sportingun deri në qershor të vitit 2022.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme