Bayerni pa ndryshime në skuadër deri në fund të sezonit

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munichu nuk do të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit. Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri i kampionit gjerman, Hansi Flick të enjten.

Trajneri gjerman ka bërë të ditur se deri në fund të sezonit do të jetë me fondin e lojtarëve që e ka në dispozicion prej fillimit të edicionit.

“Nuk e njoh askënd që nuk dëshiron të ketë lojtarë të rinj në ekip. Me këtë fond lojtarësh besoj që do të jemi deri në përfundim të sezonit”, u shpreh Flick.

“Bavarezët”, aktualisht prijnë në Bundesligë me 33 pikë të mbledhura pas 14 ndeshjeve të luajtura.

Të ngjashme