Bayerni pas Cengiz Under

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munichu është duke e shikuar nga afër situatën e talentit të Romës, Cengiz Under.

Cengiz është prioritet i klubit gjerman, pasi ka nevojë për një lojtar krahu, duke parë Arjen Robben dhe Franck Riberyn, njeri 34-vjec e tjetri 35, transmeton Gazeta Express.

“Bayern Munich është duke e monitoruar nga afër Cengizin”, ka thënë Mehmet Ozkan, presidenti i ish-klubit të turkut të Romës.

“Mund të them se ai mund të largohet për një shumë të madhe parash”.

Turku mund të shitet për një çmim rreth 50 ose 60 milionë euro.

Roma e bleu Cengizin në verën e vitit 2017 për 13 milionë euro nga Altinordu.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme