Bayerni për fitoren e radhës ndaj Augsburgut, formacionet zyrtare

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munichu dhe Augsburgu kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Bundesliga.

Bavarezët janë nikoqir të Augsburgut në takimin që do të zhvillohet me fillim nga ora 15:30 në Allianz Arena.

Ekipi i drejtuar nga Hans Flick është në serie pozitive me tri fitore radhazi dhe synon fitoren e radhës për të mbajtur pozitën e parë.

Në anën tjetër, mysafirët është në formë të dobët dhe do të ishte e kënaqur me një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Flick ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime, ndërsa mysafirët luajnë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Bayern: Neuer; Pavard,Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Alcantara; Gnabry, Coutinho, Muller; Zirkzee 

Augsburg: Lute, Framberger, Gouweleeuw, Jedjav, Max, Baier, Khedira, Iago, Lowen, Richter, Niederlechner; 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme