Bayerni po mendon për transferimin e Eriksenit nga Interi

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Christian Eriksen vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij në nivel klubesh.

Mesfushori danez nuk është duke luajtur rregullisht te Interi dhe pritet largimi i tij në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri i Interit, Antonio Conte nuk e pëlqen shumë lojtarin dhe danezi ka ndarë mendjen për tu larguar.

Por megjithatë e ardhmja e tij ende nuk është vendosur, pasi disa skuadra kanë shprehur interesim për të.

Së fundmi garës sipas Le10Sport i është bashkuar edhe kampioni në fuqi i Evropës, Bayern Munich.

28-vjeçari ka një kontratë me Interin deri në verën e vitit 2024, mirëpo ai pritet të largohet në janar.

Te Interi janë të gatshëm ta shesin atë, por duan që të fitojnë mbi 40 milionë euro nga largimi i tij.

Bayern po e monitoron situatën e lojtarit dhe në janar pritet të dalë me ofertë zyrtare.

Gjithsesi skuadrat tjera të interesuara për Eriksenin mbeten edhe Everton, PSG, Borussia Dortmund dhe Leicester City.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme