Bayerni rikthen interesimin për Sanen

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich e ka rikthyer interesimin për Leroy Sanen e Manchester Cityt.

Kampioni i Bundesligës tentoi ta transferonte anësorin gjerman gjatë kësaj vere që shkoi, mirëpo Citiezën kërkonin mbi 100 milionë euro.

Bayerni refuzoi të paguante më shumë se 90 milionë euro për Sanen, derisa ky i fundit pësoi lëndim qysh në startin e këtij sezoni.

Sport Bild raporton se skuadra gjermane nuk ka zbehur interesimin për anësorin që ende është duke u rikuperuar nga lëndimi.

Sipas mediumit gjerman, Bayerni është i gatshëm t’i paguajë Sanes një pagë më të lartë se sa fiton te kampioni i Ligës Premier.

Me shumë gjasë Bavarezët do t’i marrin shërbimet e ish-anëtarit të Schalkes për një shumë rreth 100 milionë euro, e që do të ishte transferim rekord për ta.


Të ngjashme