Bayerni shënjestëron Osimhenin si zëvendësues të Lewandowskit

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich është duke tentuar që të transferojë sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.

Skuadra gjermane e di se Robert Lewandowski po shkon drejt përfundimit të karrierës, andaj po tenton të transferojë një zëvendësues për të.

Sulmuesi nigerian po impresionon te Napoli, andaj Bavarezët do të tentojnë në verën e vitit të ardhshëm t’i marrin shërbimet e tij.

Por, për 22-vjeçarin, Bayerni duhet ta bind klubin nga Serie A që ta shesë lojtarin për 100 milionë euro.

Natyrisht se Napoli do të kërkojë një shumë edhe më të lartë, po kampioni i Bundesligës mund të përfshijë edhe ndonjë lojtar.

Deri më tani në këtë sezon, Osimhen ka shënuar pesë gola në Serie A.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme