Bayerni siguron shërbimet e mesfushorit spanjoll Marc Roca

Prishtinë | 04 Tet 2020 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit spanjoll Marc Roca.

Mesfushori i talentuar spanjoll ka shkëlqyer dhe ka qenë prej vitesh një objektiv i gjigantit gjerman.

Sky Sports ka konfirmuar se Roca ka udhëtuar drejt Mynichut dhe pasdite do t’i kryejë testet mjekësore te Bayerni.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë është pajtuar me kushte personale të lojtarit i cili do të nënshkruajë deri në verën e vitit 2025.

23-vjeçari do t’i kushtojë 15 milionë euro bavarezëve që do të paguajnë këtë shumë tek skuadra katalunase Espanyol.

Roca ka dalë nga akademia e Espanyol, teksa luan për ekipin e parë që nga vera e vitit 2016.

Përveç Bayernit në garë për lojtarin ishte edhe Arsenali, por që Topçinjtë ishin zgjedhja e dytë e lojtarit.

Të ngjashme