Bayerni synon sonte finalen e Kupës së Botës për Klube

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Fituesi i Ligës së Kampionëve edicionin e kaluar, Bayern Munich e nis sot aventurën në Kupën e Botës për Klube.

“Bavarezët” kanë përballë në gjysmëfinale ekipin e Al Ahlyt, ndeshje kjo që nis nga ora 19:00.

Kjo garë është duke u mbajtur në Katar, kurse tashmë është mësuar edhe finalisti i parë, shkruan Gazeta Express.

Ekipi meksikan, U.A.N.L Tigres mposhti minimalisht Palmeiras mbrëmë dhe siguroi finalen.

Mbetet të shihet se cili nga këto dy ekipe do t’i bashkohet klubit meksikan në finale.

Të ngjashme