“BBC” po i vjen fundi, Reali mendon shitjen e njërit sulmues

Prishtinë | 09 Pri 2017 | 11:37 | Nga

Përveç transferimeve, Real Madridi po mendon edhe në shitjen e futbollistëve.

Real Madrid janë të përgatitur për të shitur njërin nga yjet kryesore të skuadrës.

Sipas mediumit “Don Balon”, ‘Mbretërit’ po mendojnë të shpartallojnë ‘BBC-në”, duke e shitur në verë njërin nga Cristiano Ronaldo, Gareth Bale ose Karim Benzema.

Arsyeja është se bordi i klubit nga Santiago Bernabeu thuhet se nuk kanë qenë të impresionuar nga paraqitjet e fundit të “BBC”.

Me largimin e njërit nga yjet kryesore të skuadrës, Reali do të jenë të gatshëm për të freskuar linjën e tyre sulmuese.

Emrat më të përfolur për tu transferuar në verë tek gjiganti spanjoll janë Eden Hazard i Chelseat, Paulo Dybala i Juventusit apo edhe Antoine Griezmann i Atletico Madridit.

Asnjë nuk është e sigurt sa i përket largimeve apo afrimeve, por besohet se do të jemi dëshmitar të një transferimi ‘bombë’ në verën që po vjen.

Të ngjashme