BC Partners i vë ultimatum Suningut për shitjen e Interit

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Kompania britanike për investime ndërkombëtare, BC Partners, i ka dhënë Suningut ultimatum deri më 31 mars për ta arritur marrëveshje për shitjen e shumicës së aksioneve në Inter.

Firma kineze Suning e hodhi poshtë ofertën e mëhershme të BC Partners për blerjen e shumicës së aksioneve në Inter për një shumë prej 750 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Por pavarësisht kësaj, bisedimet mes palëve kanë vazhduar dhe kompania britanike i ka dhënë kohë Suningut deri në fund të marsit të vendosë për shitjen apo jo të aksioneve në klubin zikaltër.

Mediat italiane raportojnë se nuk është rastësi që BC Partners i ka dhënë afat specifik Suningut për të vendosur për shitjen e mundshme të aksioneve.

Afati është caktuar për 31 mars për shkak të kushteve obliguese për të marrë pjesë në Kupat Evropiane dhe për të mbetur në binarë me pagat.

Megjithatë, ende ekziston një hendek prej 200 milionë eurove në propozimin e BC Partners dhe kërkesën e Suning.

Të ngjashme