Beckam “detyron” djemtë të veshin fanellën e United, njëri e tradhton për Arsenalin

Prishtinë | 18 Maj 2019 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

David Beckham u rikthye të luajë një ndeshje futbolli në fushën e blertë. Këtë herë zgjodhi që përkrah në fushë të kishte dhe tre djemtë e tij.

Të gjithë u panë të veshur me fanellën e sezonit të ardhshëm të Manchester United.

Brooklyn, Romero dhe Cruz luajtën një ndeshje me babanë e tyre me fanellën e famshme të frymëzuar nga Manchester United i tripletës së vitit 1999.

Gjithsesi, djali i dytë, Romero nuk e fsheh lidhjen dhe dashurinë që ka për Arsenalin. Kjo u pa edhe në të shkurtat që ai kishte veshur për atë ndeshje. Edhe më parë 16-vjeçari e ka treguar se është tifoz i “Gunners”, madje ka pozuar edhe me Ozil e Kolasinac.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme