Beckham ka një lutje për Zidanen para finales me Liverpoolin

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 18:29 | Nga

Ish ylli i Manchester United dhe Real Madrid, David Beckham, i ka bërë thirrje Zinedine Zidanes dhe lojtarëve të tij që të mposhtin Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Nuk ka aspak dyshim se David Beckham do të tregojë besnikëri ndaj Unitedit edhe në finalen e së shtunës së luhet në Kiev.

Beckham është paraqitur me Zidanen në një video në Youtube të publikuar nga Real Madrid, në të cilën i kërkon të mposht Liverpoolin.

“I suksesshëm si lojtar dhe tani i suksesshëm si trajner, trajner i madh, është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Beckham.

“Unë vetëm dua t’i uroj Zidanes, presidentit dhe klubit shumë sukses në finale të Ligës së kampionëve”.

Beckham fjalën e tij e mbyll duke iu drejtuar Zidanes: “Ju lutem mposhteni  Liverpoolin, ju lutem”

Të ngjashme