Beckham: Momenti që Reali dhe Ronaldo të shkëlqejnë në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 09:28 | Nga

David Bechkham e ka pranuar se Real Madridi përballet me një detyrë të vështirë kundër Paris Saint-Germainit në formë, por beson se ndeshja e 1/8 së finales është momenti i gjigantit spanjoll për të shkëlqyer.

Madridi u bë klubi i parë që e mbron titullin e kampionit në Ligë të Kampionëve sezonin e kaluar, kur edhe e fitoi La Ligan po ashtu, por djelmoshat e Zinedine Zidane janë duke kaluar nëpër një sezon për t’u harruar këtë edicion, transmeton Express.

Reali është i katërti në La Liga me 19 pikë më pak se lideri dhe rivali Barcelona, teksa përgatitet për t’u përballur me liderin e Ligë 1, PSG-në, më 14 shkurt.

“Do të jetë e vështirë kundër një PSG-je në formë. Por, ky është momenti i Los Blancos, sepse ata e duan këtë garë. Shikoji lojtarët që kanë, si për shembull Ronaldo. Janë momente si këto kur top lojtarët shkëlqejnë”, ka thënë ish-ylli i Real Madridit, Beckham për Marcan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme