Beckhami parashikon finalen e Botërorit

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 14:44 | Nga

David Beckham është një tifoz i madh i Botërorit dhe së fundmi ka bëër edhe një parashikim për fatin e “Russia 2018”.

Beckham ka parashikuar në finalen e këtij Botërori kombëtaren e tij Anglinë dhe kombëtaren e Lionel Messit, Argjentinën.

“Besoj se Argjentina do të luajë në finale kundër Anglisë”, tha Beckham.

“Është e qartë dëshira ime që Anglia të dal fituese ne Rusi, pas pasionit që kam për vendin tim”, vazhdoi ai.

“Jam shumë i lumtur që fituam ndeshjen e parë të grupit. Anglia është një skuadër shumë e re, ata nuk kanë shumë eksperiencë dhe rruga e Botërorit do të bëhet edhe më e vështirë pasi ka shumë skuadra me kualitet në këtë kompeticion”, shtoi më pas anglezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme