Befasia e IPKO-së dhe DigitAlb-it, Superkupa e Spanjës për tri sezone në SuperSport

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

IPKO Telecommunications L.L.C është besnike ndaj të gjithë klientëve të saj, prandaj vazhdon t’i befasojë ata me shumë risi. Befasia e IPKO-së dhe DigitAlb në prag të festave të fundvitit kësaj radhe vjen nga futbolli spanjoll.

IPKO dhe DigitAlb kanë siguruar transmetimin ekskluziv, edhe për Kosovë, të Superkupës së Spanjës për tre sezone me radhë: 2019/20, 2020/21 dhe 2021/22.

Ky event vjen me një format të ri, shumë interesant, me katër ekipe pjesëmarrëse: dy finalistet e Copa del Rey dhe dy skuadrat që e mbyllën La Ligan në renditje të lartë në tabelë.

Për këtë edicion, ndeshjet do të zhvillohen nga data 8 deri më 12 janar në “King Abdullah Sports City”, në Jeddah, në Arabinë Saudite.

  • Gjysmëfinalja e parë: Valencia vs Real Madrid – 8 janar 2020
  • Gjysmëfinalja e dytë: Barcelona vs Atletico Madrid – 9 janar 2020
  • Finalja – 12 Janar

IPKO Telecommunications L.L.C është operatori më i qëndrueshëm në Kosovë dhe është e njohur për ofrimin e përmbajtjes më të pasur televizive, kualitetin më të mirë të shërbimeve dhe kujdesin ndaj konsumatorëve.

Të ngjashme