Befason Bale, dëshiron të qëndrojë në Spanjë

Prishtinë | 18 Pri 2022 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Gareth Bale është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me Real Madridin.

Ylli uellsian do të largohet gjithsesi nga “Los Blancos” gjatë verës dhe ndërkohë është duke menduar për klubin e tij të ri.

Sipas emisionit sportiv spanjoll “El Chiringuito, futbollisti ofanziv dëshiron ta vazhdojë karrierën në Spanjë, përcjell “Gazeta Express”.

32 vjeçari në fakt është në kërkim të një klubi tjetër iberik për sezonin e ardhshëm.

Bale i ishte bashkuar Realit në vitin 2013 nga Tottenhami.

Për “Mbretërit”, futbollisti anësor i ka zhvilluar 258 ndeshje dhe i ka shënuar 106 gola dhe i ka dhuruar 67 asistime.

Bale i ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje këtë sezon me Realin.

Mbetet të shihet nëse ndonjëri nga klubet e La Ligas do të shprehë interesim për shërbimet e ish-futbollistit të Tottenhamit.

Ndërkohë, spekulohet se Bale mund të rikthehet në Premierligë gjatë verës, aty ku e duan disa klube angleze. 

Të ngjashme