Befason Low: Gjermania nuk bën pjesë tek favoritët për Euro 2020

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka befasuar me deklaratat e tij të fundit.

Kombëtarja e Gjermanisë do të jetë pjesë e Euro 2020 me një fitore eventuale, por, sipas selektorit të kësaj kombëtare, ata nuk janë në mesin e favoritëve.

Përkundër faktit se pati një grup të vështirë me Holandën dhe morri rezultate pozitive, Low nuk rendit skuadrën e tij në mesin e favoritëve.

“Sa i përket të tashmes, ne kemi një skuadër shumë të talentuar, ambicioze dhe të uritur për triumfin, me shumë potencial” ka thënë Low, transmeton lajmi.net.

“Por, ne nuk do të jemi në mesin e favoritëve absolut. Franca dhe Anglia luajnë me lojtarët e njëjtë për disa vite” ka shtuar trajneri. Gjermania ndeshjen e radhës e luan kundër Bjellorusisë.

Të ngjashme