Befason Wenger: Ky do të jetë trajner i Arsenalit (Foto)

Prishtinë | 10 Sht 2016 | 09:46 | Nga

Arsene Wenger, menaxheri i Arsenalit, ka zbuluar se kush mund ta marrë drejtimin e skuadër londineze në të ardhmen
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger parasheh një të ardhme të ndritur për Jack Wilsheren, të cilin e ka huazuar te Bournemouth deri në fund të këtij sezoni.

Strategu francez beson se reprezentuesi i Anglisë një ditë do të bëhet trajneri i Arsenalit, përcjell Express.

“Sigurisht një ditë ai do të jetë në vendin tim”, ka thënë Wenger për Wilsher, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Southampton

“Ai e ka trurin e vërtetë të futbollit dhe kupton futbollin. Në të ardhmen e shoh Wilshern në këtë klub natyrisht. Ai do të kalojë jetën në futboll, ai është një njeri i futbollit”, ka theksuar Wenger.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme