Befasuese, Schurrle pensionohet nga futbolli në moshën 29 vjeçare

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi gjerman i disa skuadrave evropiane, Andre Schurrle, ka njoftuar se ka vendosur të largohet përfundimisht nga futbolli, në moshën 29 vjeçare.

“Vendimi është pjekur brenda meje që një kohë të gjatë. Nuk më duhen më duartrokitjet”, ka deklaruar Schurrle për gazetën “Spiegel”.

Javën e kaluar, Dortmundi i ndërpreu kontratën gjermanit, me marrëveshje të dyanshme.

Futbollisti në fjalë ka qenë i huazuar te Spartak Moscow, derisa një sezon më herët në Premier Ligë, te Fulham.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme