Bëhet virale iniciativa e Veselit me foto e video përkrahëse për Kombëtaren e Kosovës

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Videoja përkrahëse e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për kombëtarën e Kosovës në futboll është shpërndarë më të madhe në rrjetet sociale.

Sfida e nisur nga Veseli është pranuar nga figura të shumta në Kosovë, përfshirë njerëz të artit e kulturës, politikës dhe sportit, shkruan lajmi.net.

I pari që kishte nisur këtë sfidë ishte kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, përmes një videoje përkrahëse për futbollistët e Kosovës.

Për sfidën që e kishte nisur ai vetë, e kishte sfiduar edhe Driton Kukën, Besim Hasanin, Geta Beqën Agim Ademin dhe Kujtim Gashin.

Ndër figurat kryesore që kanë pranuar sfidën me video e postime përkrahëse janë emrat si Driton Kuka, Diellza Kolgeci, Vlora Çitaku e shumë të tjerë.

Të ngjashme