Behrami, fitues i edicionit të 20-të të turneut “Adem Jashari”

Prishtinë | 26 Nën 2018 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Patriot Behrami është shpallur boksieri më i mirë i turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”, në pjesëmarrjen e tij të parë në ngjarjen më të madhe të vendit në boks.

Behrami në vitin e tij të parë të karrierës si senior ka arritur sukses të madh, duke fituar edicionin jubilar, të 20-të me radhë, të turneut kushtuar komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, shkruan sot “Koha Ditore”.

Behrami në meçin final të kategorisë deri në 69 kilogramë mposhti boksierin nga Zvicra, Naser Ricard.

Finalet e turneut ndërkombëtar janë zhvilluar të dielën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, kurse të shtunën ishin meçet gjysmëfinale. Turneu “Adem Jashari” është mbajtur për herë të parë në Mitrovicë, ndërsa numri i shikuesve nuk ishte i madh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme