Behrami: Nuk do luaja për Kosovën

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 14:12 | Nga

Mesfushori shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës, Valon Behrami, edhe një herë është bërë temë e medieve se a do pranonte, apo jo që të ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në rast se do kishte mundësi.

Mitrovicasi ka thënë se nuk do pranonte të luante për Kosovën edhe nëse do kishte mundësi pasi do ishte mosmirënjohës ndaj shtetit që i ka dhënë gjithçka në jetë.

Behrami për një intervistë për BBC Three Counties ka folur për spekulimet se ai do largohej nga Zvicra për Përfaqësuesen e Kosovës, por këtë e ka mohuar mesfushori, pasi sipas tij kjo do ishte mos respekt.

Me këtë rast lojtari ka thënë se është nënshkruar peticion që ai të qëndronte te Zvicra dhe se nuk ka mund t’ia kthen shpinën pasi ndërgjegjja do e vriste çdo ditë.

Ndërsa Behrami ka shtuar se dëshiron të ndihmon Kosovën, por jo në këtë mënyrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme