Behrami përjashtohet nga ekipi i parë i Sionit

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Valon Behrami, që u transferua me shumë bujë para fillimit të këtij edicioni te Sioni, është përjashtuar të premten nga ekipi i parë, ka njoftuar gazeta zvicerane “Blick”.

Trajneri i Sionit, Stephan Henchoz, nuk e ka përfshirë Behramin për ndeshjen derbi kundër Young Boysit që luhet të shtunën (sot) prej orës 19:00 në kuadër të xhiros së shtatë. Te Sioni kanë thënë se nuk është e sigurt që pas kësaj ndeshjeje, Behrami do të kthehet në ekip. Klubi është munduar të arsyetojë përjashtimin e Behramit me faktin se rrezikon lëndimin, shkruan sot Koha Ditore.

“Behrami nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e ardhshme për shkak se mund të lëndohet, pasi luajmë në fushë me bar artificial. Për këtë arsye nuk ka luajtur as në ndeshjet e tjera. Do të shohim se si do të shkojnë gjërat pas këtij takimi përpara se të kthehet në ekip. Përfundimisht, si ekip kemi nevojë për Valonin”, ishte përgjigjja e Sionit për mediat zvicerane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme