Bekim Shotani afër që të bëhet trajner i ri i Drenicës

Prishtinë | 09 Kor 2022 | 07:41 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Bekim Shotani është afër që ta marrë pozitën e udhëheqësit te Drenica.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i sportit në Artmotion, Arbon Flugaj.

“Klubi nga Skenderaj që deri më tani ka qenë në heshtje totale, tashmë ka nisur të shfaqë shenja të zgjimit nga gjumi teksa janë në bisedime të avancuara me trajnerin e mirënjohur”, ka shkruar Flugaj, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai bën të ditur se klubi Drenica të hënën do të nis fazën përgatitore në “Bajram Aliu” dhe se tashmë janë dërguar ftesat për lojtarët që planifikohen të jenë pjesë e grupit për sezonin e ri.

Kujtojmë se Drenica ishte njëra nga ekipet që rrezikonte rënien në Ligën e Parë, por arriti që në fund të mbijetojë.

Të ngjashme