Belgjika e para siguron kualifikimin në Botëror

Prishtinë | 03 Sht 2017 | 23:04 | Nga

Belgjika ka siguruar një vend në mesin e 32 skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës që mbahet në Rusi.

Belgët këtë sukses e arritën pas fitores 3-1 kundër Greqisë duke siguruar vendin e parë me 22 pikë, tetë më shumë se Bosnja që është e dyta.

Njëherit Belgjika është kombëtarja e shtatë në botë që ka siguruar këtë kualifikim pas Rusisë, Brazilit, Iranit, Japonisë dhe Meksikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme