Belgjika kërkon kualifikimin në ndeshje me Tunizinë

Prishtinë | 23 Qer 2018 | 09:09 | Nga

Pjesa e parë e ndeshjes hapëse të Belgjikës ndaj Panamasë qartë se nuk ishte e lehtë dhe e mirë për sy. Një paraqitje me telashe dhe jo e koordinuar ndaj debutueses në Kupë të Botës bëri që Romelu Lukaku të prekë topin vetëm shtatë herë në atë pjesë të parë.

Kapiteni Eden Hazard kishte punë për të ngjallur bashkëlojtarët në pushim midis pjesëlojëve, me Lukakun në qendër të kritikave, transmeton Koha Ditore.

“Nuk është lehtë të luhet kur një lojtar mungon”, tha Hazard duke iu referuar sulmuesit të Manchester Unitedit. “Në pushim i thash atij se na duhet. Ai është fshehur para në pjesën e parë. Por posa prezenca e tij u bë e dukshme, pasi u përfshi në lojë, si me magji ai shënoi dy gola. Shpresoj se ai do ta kuptojë këtë tani”.

Kritikat konstruktive e patën efektin e dëshiruar dhe tani Belgjika synon fitoren që do t’ia sigurojë asaj vendin në raundin nokaut, nëse Anglia shmang humbjen nga Panamaja.

Ndërkohë Tunizia do të eliminohet edhe pa e luajtur ndeshjen e tretë, nëse mposhtet nga Belgjika dhe në ndeshjen tjetër Anglia nuk humb.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme