Belgjika nis të mendojë për Evropianin 2020

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 09:13 | Nga

Humbja dëshpëruese për Belgjikën në gjysmëfinale të Kupës së Botës e ka një ngushëllim, pasi anëtarët kyç të skuadrës do të jenë në dispozicion pas dy vjetëve në Kampionatin Evropian, ku përfaqësuesja do të ketë gjasa reale për të fituar një titull të madh.

Gjenerata e artë e Belgjikës kishte shpresa të mëdha për paraqitjen e parë në një finale të Kupës së Botës, por dështoi të arrijë këtë synim të martën, kur u mposht në gjysmëfinale nga fqinja Franca me shifrat 1:0, në St. Petersburg.

Por, nëse ka ndonjë ngushëllim, është se shumica e anëtarëve të skuadrës do të kthehen dhe do të provojnë sërish në Evropianin 2020. Nëse Belgjika kualifikohet me komoditet atje, atëherë do të jetë një prej favoriteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme