Belgjika me pikë maksimale, Anglia e dyta – vazhdojnë Botërorin

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 22:03 | Nga

Belgjika e ka mposhtur Anglinë, me rezultat 1-0, në ndeshjen e xhiros së tretë të fundit të Grupit G në Botërorin “Rusia 2018”.

Në sfidën për liderin e këtij grupi, belgët mundën anglezët me golin e anësorit shqiptar, Adnan Januzajt, i cili shënoi një super-gol në minutën e 51-të.

Belgjika më pikët maksimale kualifikohet në 1/8 e finales së këtij botërori. “Tre Luanët” edhe pse u mundën nga belgët, megjithatë, do të jenë pjesë e 16-të skuadrave që do ta vazhdojnë garën në betejën për ta fituar trofeun më të çmueshëm në botën e futbollit.

Belgjika në rundin e ardhshëm do të përballet me Japoninë, kurse, Anglia përballet me Kolumbinë.

Në takimin tjetër Grupit G, Tuniza mundi Panamanë, me rezultat 2-1, në përballjen vetëm sa për statistika, sepse gjasat e këtyre dy skuadrave për kualifikim janë shuar në xhiron e kaluar.

Të ngjashme