Belgjikë – Itali, finale para finales

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja kryesore e fazës çerekfinale do të luhet sonte, duke filluar nga ora 21:00. Belgët dhe italianët do ta kërkojnë një biletë që çon në mesin e katër Kombëtareve më të forta në Evropë. Paraprakisht, sonte këtë fazë e hap dueli tjetër, Zvicra – Spanja

Sonte rikthehet Kampionati Evropian me ndeshjen kryesore të fazës çerekfinale. Ndeshja kryesore e natës do të jetë ajo në mes të Belgjikës me Italinë, shkruan Gazeta Express. Belgët ishin dominues në fazën e grupeve, ndërsa e eliminuan kampionen aktuale evropiane, Portugalinë, në të tetën e finales.

Trajneri Roberto Martinez nuk do të mund të llogarisë në dy yjet, Kevin de Bruyne dhe Eden Hazard. Por, Romelu Lukaku me shokë e synojnë kualifikimin në gjysmëfinale. Nga ana tjetër, “Azzurrët” ishin fantastikë në fazën e grupeve, por patën rënie drastike në të tetën e finales.

Ata e mundën me vështirësi Austrinë pas vazhdimeve, 2:1. Megjithatë, Të Kaltrit e kërkojnë këndelljen në duel me belgët dhe edhe ata duan ta presin një biletë për gjysmëfinale. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:00. 

Të ngjashme