Bellingham preferon Dortmundin

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Supertalenti anglez i Birmingham Cityt, Jude Bellingham pritet të refuzojë Manchester Unitedin dhe t’i bashkohet Borussia Dortmundit, njofton gazeta gjermane “Bild”.

Bellingham 16-vjeçar ka bërë bujë këtë edicion në Kategorinë e Dytë të Anglisë. Në 32 ndeshje ka shënuar katër gola dhe asistuar tre tjerë.

Ai pritet të shkojë hapave të anglezit tjetër Jadon Sancho, që po shkëlqen te Dortmundi në Bundesligën gjermane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme